Subscribe

Pesticidet që përdoren në bujqësi janë jashtë kontrollit, e për rrjedhojë përbëjnë një kërcënim për cilësinë e produkteve që konsumojmë.

 

Ministri Niko Peleshi i ka propozuar qeverisë që të hiqet TVSH për plehrat kimike, pasi ne importojmë vetëm 16 % të nevojave, ndërsa pjesa tjetër vjen ne rruge informale.

 

Ne importojmë vetëm 25 milion euro pesticide ne vit, ndërsa nevojat janë për 128 milion euro. Pjesa tjetër është informalitet i cili është jashtë kontrollit. Ne mendojmë se heqja e TVSh për inputet do të reduktojë informalitetin si deh do të shkojë direkt të fermeri me një kosto më të ulët-thotë Niko Peleshi.

 

Për kreun e komisioni Erjon Brace, miratimi i një mase të tillë do të ndikojë në kostot e prodhimit si dhe do të rrisë produktivitetin në bujqësi.

 

Ministria e financave e mirëpret këtë propozim, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, nëse do ti përjashtojë këto inpute nga TVSH apo do të reduktojë shkallën e TVSH në një masë të pranueshme.

 

Kjo mbetët për tu miratuar në ditët në vijim, gjatë diskutimit të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar nen për nen.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *