Subscribe

Tregtaret e fruta – perimeve në Zdrale, në Shkodër protestuan këtë të hënë para bashkisë së qytetit.

Ky treg është mbyllur prej rreth 3 javësh në kuadër të masava për parandalimin e Covid-19 pasi nuk i plotësonte kushtet e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

Një javë më parë, tregtarëve iu ishte lënë afat disa ditor për akomodimin në një vend të përshtatshëm për të tregtuar mallin, por edhe sot pas një jave nga hera e pare që u paraqiten para bashkine, atyre nuk i është caktuar një vend për shitje.

Mëngjesin e kësaj të hëne një grup prej 5 vetash u priten nga kryetarja e Bashkise Voltana Ademi për të dëgjuar shqetesimin e tyre.

Pasi dolen nga takimi ato u shprehen se iu eshte lene afat 10 ditorë për zgjidhjen e problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *