Inceneratorët përplasën në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Pas një konference që Basha mbajti për inceneratorët, filluan replikat në distancë mes tij dhe kreut të qeverisë.

 

Sapo Edi Rama e akuzoi se po gënjen për inceneratorët, Lulzim Basha ju përgjigj në “Twitter”. Ai i kërkoi kryeministrit të tregojë ku i ka çuar 70 milionë euro.

 

“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *