Subscribe

Tre qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri pasi ishin prekur nga Covid-19.

Në mesin e atyre që nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm,  ishte edhe një mjek 69-vjeçar nga Puka, Hysni Shkjau, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.

Dy viktimat e tjerë janë një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana,  që megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Numri i viktimave në total shkon tashmë në 79. Shifren më të lartë të viktimave e ka qarku i Tiranës, me 44 të vdekur si pasojë e komplikacioneve që ka sjell Covid-19 në shëndetin e tyre.

Durrësi dhe Shkodra me nga 12 viktima seicila janë gjithashtu qarqe me më shumë paciente që kanë gjetur vdekjen në rang kombëtar.

Ministria bëri të ditur se aktualisht në spitalin Infektiv janë 78 pacientë nga të cilët 9 janë në terapi intensive ndërsa 2 të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *