Subscribe

Tre persona të tjerë për fat të keq kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e Covid-19.

Në mesin e viktimave janë një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi.

Të tre viktimat kanë pasur disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe kanë humbur jetën duke qënë të shtruar në spitalin infektiv.

Në total tashmë numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 72.

Shifren më të lartë e ka qarku i Tiranës me 39 viktima, më pas vijnë Durrësi me 12 dhe Shkodra me 11 persona që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Aktualisht në vendin tonë janë aktiv me koronavirus 1088 persona ndërsa në 24 orët e fundit u zbuluan 90 raste të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *