Rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve me coronavirus. Në 24 orët e fundit janë identifikuar pozitiv 23 persona duke e çuar në total numrin 146.
Nga 72 pacientët e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, tre prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
23 rastet e reja të të infektuarëve zgjerojnë edhe hartën e vatrave me koronavirus. Qyteti i 14-të është Kruja me një të infektuar.
Vazhdon të rritet numri i pacientëve të shëruar. Në total, në banesat e tyre janë rikthyer 17 qytetarë do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë dhe nën kujdesin e mjekëve.
Për shkak të fluksit të madh të telefonatave si në numrin 127, autoritetet shëndetësore i kërkojnë qytetarëve me sëmundje kronike, si më të rrezikuarit, që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e familjes përmes numrit të gjelbër 0800 40 40.