Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e tre personave, ka ndodhur mesditën e së mërkurës në kryqëzimin pranë fshatit Plasë.

 

Policia tha se më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjeti tip “Benz” me targa DR 3567 me drejtues shtetasin A.Ç dhe mjeti tip furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H.

 

Për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Korçë.

 

Një prej të plagosurve paraqitet në gjëndje më të rëndë shëndetësore. Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policise:

Më datë 10.10.2018, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip “Benz” me targa DR 3567F me drejtues shtetasin A.Ç rreth 63 vjeç, banues në Durrës dhe mjeti furgon me targa AA297MG, me drejtues shtetasin J.H, 38 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Ç dhe tre pasagjerët në këtë mjet, shtetaset M.Ç, rreth 58 vjeçe, E.M, 67 vjeçe, si edhe B.M, 71 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ndërsa shtetasit e tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *