Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka nisur verifikimet për 3 të dënuar, pasi dyshohet se përmes lidhjeve që kanë, ata vijojnë të përfshihen në ngjarje kriminale, edhe pse janë brenda qelive.

Burimet bënë të ditur se të dënuarit besohet se janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast gjobvënieje.

Në përfundim të verifikimit, prokuroria pritet t’i propozojë ministres së Drejtësisë futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit.

Aktualisht në sistemin “bis 41” janë 7 të dënuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *