Policia e Durrësit arrestoi dje ne mbrëmje tre të rinj, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Atyre iu gjeten me vete 37 kilogram kanabis sativa. Operacioni i koduar “Servisi”, çoi në pranga Gentian Kanberin 34 vjeç, Shkelzen Mirditen 32 vjeç dhe Flamur Hajdinin 27 vjeç.

 

Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një servis në fshatin Larushkë, në automjetin tip “Opel”, në pronësi të Gentian Kamberit. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe një automjet tip “Opel”, 1430 euro si dhe 5 celularë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *