Çmimi Nobel në fizikë për këtë vit i ka takuar tre fizikantëve: Alain Aspect, John  Clauser dhe Anton Zeilinger për zbulimin e tyre në fushën e mekanikës kuantike. Tre shkencëtarët, francez, amerikan dhe austriak kanë arritur të zbulojnë se grimcat e vogla si fotonet mund të lidhen dhe veprojnë sipas formës së njëra-tjetrës edhe kur ato janë në distanca të mëdha në hapësirë.

 

Zbulimi ka të bëjë me transferimin e informacionit nga një objekt në tjetrin me anë të teknologjisë kuantike. Kjo do të zhvillojë së tepërmi fushën e kompjuterëve kuantikë, rrjeteve kuantike dhe komunikimit të sigurt të koduar.

 

Sipas shkencëtarëve gjithçka në univers mund të ngatërrohet apo ndërlidhet me njëra-tjetrën. Zeilinger demonstroi një fenomen të quajtur teleportim kuantik që lejon në mënyrë efektive transmetimin e informacionit në distancë, por ai hodhi poshtë teletransportimin e njerëzve duke thënë se kjo vlen vetëm për transportim të informacioneve.

 

Fituesit do te marrin një shumë prej 900 mijë dollarësh qe jepet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *