Tre raste të tjera të tentativës për kultivim të bimëve narkotike janë goditur këtë të shtunë në fshatrat e Selenicës në Vlorë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis në tre vende të ndryshme në fshatin Drashovicë .

Për këtë arsye janë arrestuar dy shtetas,  K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

Po ashtu është vënë në pranga edhe shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë.

Ai dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *