Kreu i Partisë së Lirisë ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi u paraqit ditën e sotme në SPAK.

Meta tha se ai u thirr në cilësinë e denoncuesit i “betimit të gjykatësve te Lana” dhe si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor në këtë vend të “Ramaformës”, që ishte shkatërrimi i Reformës në Drejtësi që u bë m 140 vota. Që u imponua nga Ilir Meta.

Mbasi u firmos me 140 vazhduan lojën. Zgjodhën Artan Markun me 69 vota, e cila bërë emërimet sipas qejfit të saj. Ndaj jemi sot vendi me korrupsionit me të lartë.

SPAK është një instrument që kontrollohet totalisht nga Edi Rama  dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjel Agaci.

E dyta, unë jam thirrur si denoncues i betimit të gjykatësve të Lana, ndaj kemi atë Gjykatë Kushtetuese, e cila edhe  për rritje e rrogave i drejtohet direkt qeverisë.

Kemi Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë.

Jam thirru si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës. I mosdekretimit të ministrit që donte Edi Rama, me dorën të hidhte hapa që mund të sillnin pasoja të rënda në Ballkan”, tha Meta. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *