Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Aurora Mara do te jene 3 deputetet e rinj ne parlamentin e Shqipërisë pas djegies se mandateve nga opozita.

 

Te 3 jane pjese e listës se kandidateve per deputet te Lëvizjes Socialiste per Integrim dhe pavarësisht vendimit te partisë kane dorëzuar prane komisionit qendror te zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Me dorëzimin e ketij dokumenti, KQZ u jep mandatin dhe pas betimit ne parlament ata do te jene zyrtarisht deputete te parlamentit shqiptar

 

Partia Demokratike ka dorëzuar ne KQZ dorëheqjet nga kandidimi te 38 kandidateve qe u kalonte mandati pas spostimit te listës, por dy kandidate nuk kane pranuar te firmosin; Lefter Maliqi e Ligoraq Karamelo.

 

Dy deputete te PD; Myslym Murrizi e Rudina Hajdari nuk e kane dorëzuar mandatin e deputetit, te njëjtën zgjedhje ka bere edhe deputeti i LSI Lefter Koka; ndërsa kryedemokristiani Ndoka pritet te kthehet nga nje vizite jashtë vendit per te firmosur dorëheqjen.

 

Duke përllogaritur edhe 3 kandidatet e LSI qe pritet te marrin mandatet, parlamenti shqiptar numëron sot 86 deputete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *