Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, pasi po transportonin dy shtetas nga vendet e treta kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.

Në pranga përfunduan K. Z., 21 vjeç nga Tirana, i dënuar më parë për drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe R. D., 37 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike.

Ata u kapën në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMË”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Ata iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *