6 persona janë arrestuar nga Policia në Pogradëc pasi po transportonin 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Gjatë ndjekjes, katër prej tyre nuk iu bindën fillimisht urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar dhe kryen manovra të rrezikshme në rrugë.
Në pranga përfunduan: N. B., 40 vjeç; R. H., 41 vjeç; P. M., 27 vjeç; E. P., 23 vjeç; M. C., 35 vjeç; M. Sh., 25 vjeçe.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke iu premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 300-350 euro secilit. Ndërkohë, u sekuestruan 5 mjete dhe 6 aparate celulare.