Subscribe

Që prej një jave ka rinisur aktiviteti i transportit ndërqytetas, pas më shumë se tre muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë.

Në terminalin e autobusëve në kthesën e Kamzës, ka pak lëvizje.

Por edhe ata pasagjerë që vijnë nga veriu apo jugu, detyrohen të lëvizin në këmbë drejt qytetit, ose me taksi, që në rastin më të mirë kushton 700 lekë deri pranë qendrës.

Shoferët e linjave ndërqytetase thonë se këto ditë po lëvizin me një numër shumë të vogël pasagjerësh.

Operatorët e transportit janë pesimistë për të ardhmen. Ata i frikësohen falimentimit nëse udhëtarët janë të pakët dhe ndihma nga qeveria mungon.

Transporti urban në Tiranë vazhdon të jetë i pezulluar që prej fillimit të pandemisë dhe nuk ka ende një datë mbi rinisjen e këtij aktiviteti.

Kompanitë refuzojnë të kthehen në punë, pasi sipas tyre të ardhurat nuk i justifikojnë shpenzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *