Kryeministri Edi Rama bën të ditur se qeveria ka siguruar transportin për personelin mjekësor.
Shefi i qeverisë ka postuar në “Facebook”-un e tij disa foto të mjekëve dhe infermierëve dhe pohoi se transporti i posaçëm urban do të funksionojë deri kur të përfundojë beteja me koronavirusin.
Kjo masë është marrë një kohë kur qeveria ka urdhëruar ndalimin e automjeteve në 8 qarqe në mënyrë që të shmanget kontakti dhe të parandalohet përhapja e COVID-19.
“Transporti urban i posaçëm vetëm për personelin mjekësor do të funksionojë me përpikmëri deri në fund të luftës”
Po ashtu, Kryeministri ka publikuar edhe oraret dhe linjat funksionale të urbaneve.