Transplantimi i qelizave burimore tek pacientët me sklerozë multiple nuk ka treguar efekte anësore. Sipas një studimi të realizuar nga Angelo Vescovi konfirmon siguri afatshkurtër.

Ka përfunduar eksperimentimi i fazës së parë të realizuar nga Angelo Vescovi që përfshin transplantimin e qelizave burimore të trurit të njeriut në 15 pacientë me sklerozë sekondare progressive, një formë serioze e sëmundjes.

Studimi ka për qëllim të verifikojë sigurinë e trajtimit, por edhe të japë të dhëna përfundimtare të nevojshme.

Shkencëtarët thonë se 15 pacientët i janë nënshtruar trajtimit dhe nuk kanë pësuar efekte anësorë pas operacionit, apo në muajt pasues.

Drejtor shkencor i Institutit theksoi se janë në pritje të dorëzimitë sa më shpejt që të jetë e mundur të protokollit për Fazën II në këtë sëmundje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *