Në vitin 2018 Shqipëria ka nisur vitin e pestë të anëtarësimit me të drejta të plota në Iniciativën globale EITI për Transparencë në sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Elektro-Energjise, duke u berë i vetmi vend në Rajon, i cili është  anëtar i një organizimi global kaq të rëndësishëm.

 

Pjesëmarrja në këtë Organizatë ndërkombëtare, ka shërbyer për njohjen e thelluar të proçesit të monitorimit të trajektores ndërmjet Burimeve natyrore dhe Përfitimit publik, një zinxhir vlerash ku përfshihen kontratat konçesionare, prodhimi, mbledhja e të ardhurave dhe përfitimet  sociale dhe mjedisore.

 

Në një takim me gazetarët, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI në Shqipëri, z. Ardit Kamberi, ka shpjeguar dhe prioritetet e këtij Sekretariati Kombëtar për vitin 2018.

 

Kamberi ka theksuar se në Shkurt 2018, me mbështetjen edhe të  finacimeve të BB,  pritet të publikohet Raporti zyrtar Vjetor 2016,  i cili po përgatitet nga Administratori i pavarur Deloitte Audit Albania,  si dhe shumë shpejt do të konkretizohet miratimi i draft Ligjit “Për transparencën e veprimtarive të industrive nxjerrëse dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Sekretariati Kombëtar gjatë vitit 2018, do të angazhohet dhe në zbatimin e komponentit të ri të aktivitetit EITI, të përbërë nga përgatitja e një pakete Ligjore për publikimin e Përfituesve Realë të kompanive që operojnë në sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Elektro Energjisë,  si dhe një Projekt pilot për Transparencën në proçedurat e tregtimit të lëndëve të para nga shoqëritë me kapital publik.

 

 

Kamberi  theksoi se  Reforma shumë e suksesshme në Sektorin Elektro-Energjise, realizuar nga Qeveria në këto 3 vitet e fundit,  duhet të përdoret si model suksesi dhe replikimi dhe në sektorët e tjerë të shfrytëzimit të Burimeve natyrore.

 

 

Aktualisht pritet dhe zyrtarizimi i Progresit të Shqipërisë në proçesin e Validimit nga Sekretariati Ndërkombëtar me qëndër në Oslo, ku përmendet se në terma paraprake Shqipëria është vlerësuar me progres të kënaqshëm.

 

 

Kamberi u ndal dhe në rëndësinë e materializimit të të ardhurave nga shfrytëzimi dhe mirëadministrimi i burime natyrore në nivel pushteti lokal, me qëllim maksimizimin e impaktit pozitiv social si dhe atij mjedisor, në komunitetet ku shfrytëzohen burimet natyrore.

 

 

Kamberi ritheksoi rëndesinë polivalente të aktivitetit të Sekretariatit Kombëtar EITI  në funksion të forcimit të Shëndetit dhe Imunitetit të Sistemeve Qeveritare, si dhe të Biznesit, duke nxitur komunikimin interaktiv edhe me Shoqerinë Civile, proçesin e monitorimit, raportimit dhe transparencës  për interesat dhe përfitimet Publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *