Subscribe

Brenda muajit qershor qarku i Elbasanit do të ketë një qendër spitalore krejtesisht te transformuar. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan nga afër punimet.

 

“Gjithë sfida është të dalë populli nga spitali, në kuptimin që spitalet janë për pacientët, ku vijnë në qetësi, në rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mund të jetë spitali pikë grumbullimi e gjithë dynjasë. Patjetër duhet investuar në këtë pjesë, pasi spitali është një territor ku duhet të ketë rregull dhe qetësi të madhe. Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë formë. Ky transformim duhet të shoqërohet me një rregull të brendshëm funksionimi, që spitali të mos  kthehet në një “vijë kalimi hyr e dil”.

 

 

Ministrja Manastriliu shpjegoi se është drejt përfundimit urgjenca. Sipas saj rezonanca magnetike është investimi më i ri, me vlerë 770 mijë dollarë ne spitalin e Elbasanit.

 

 “Jemi duke përfunduar rehabilitimin për ta kthyer në një spital të Urgjencës dhe Patologjisë, me dy shërbime kryesore, Neurologjinë dhe Kardiologjinë, përveç sistemit të urgjencave që do të priten dhe do të jenë të organizuar në funksion të dhënies së një shërbimi të shpejt për qytetarët, duke qënë se do të ketë organizimin me laboratorin dhe imazherinë që e pamë tek ana tjetër. Përfundon rreth muajit qershor, ndoshta edhe më parë. E gjitha sipas standardeve të parashikuara për një spital rajonal. Rezonanca e re magnetike të gjithë shërbimin e imazherisë dhe të gjitha aparaturat e tjera që janë investuar, grafinë e lëvizshme, e cila është përqendruar në një ambient të posaçëm. Grafia dixhitale ka ardhur në këtë spital në kuadër të programit të Bankës Botërore që kemi bërë për modernizmin e spitaleve, së bashku me një set aparaturash të tjera. Pjesë e këtij investimi është gjithashtu edhe rezonanca në vlerën e 770 mijë dollarë, e cila është instaluar dhe është në funksion të plotë. Nëse deri dje imazheria ishte e shpërndarë, skaneri, grafia, tashmë janë të gjitha të  përqendruara në një ambient.”

 

Spitali do të ofrojë një shërbim me rreth 76 shtretër, 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *