Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e...

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit...

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Transferoi pasuritë e shoqërisë duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë, “arrest shtëpie” për një biznesmene

3 Dhjetor 11:05

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë nën hetim dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen E.D., e dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas hetimeve, shtetasja E.D., në cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., ka transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e shoqërisë drejt një kompanie të kontrolluar prej saj, duke përfituar të ardhura që kapin vlerën e mbi 1 milion eurove, në dëm të aksionerëve të tjerë.

Gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë, ndërsa hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të dëmit dhe të përfitimeve të paligjshme.

Njoftimi i Prokurorisë 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 186/1 dhe 278/1.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2130, datë 26.03.2025, regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u arrit në përfundimin se me veprimet e saj, shtetësja E.D. i ka konsumuar këto dy vepra penale.

Nga hetimet e zhvilluara dhe të kryera në këtë procedim penal, rezultoi e provuar se në vitin 2013, shtetësja E.D. me cilësinë e përfaqësueses ligjore të shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a,(shoqëri e krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, ku punonjësit e kësaj ndërmarrje janë bërë aksionerë të shoqërisë), nëpërmjet vendimeve apo akteve të tjera të falsifikuara dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme ka kryer kalimin e të gjitha pasurive të paluajtshme (toka dhe ndërtesa) të shoqërisë së sipërcituar, tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila në momentin e krijimit zotërohej 100% prej saj.

Më pas ajo ka transferuar dhe zhvendosur pronësinë e kuotave të shoqërisë “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të kapitalit të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2. Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2.

Pra nga pasuritë e transferuara në mënyrë të paligjshme, shoqëria shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, ka realizuar pasuri me vlera miliona euro, duke përjashtuar nga përfitimi i pjesës takuese të të ardhurave aksionerët e tjerë në shoqërinë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a.

Transferimi i aseteve të pasurive nga njëra shoqëri tek tjera është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me ligjin por edhe nëpërmjet akteve të tjera të paligjshme përfshi edhe ato korruptive, me qëllimin e posaçëm të dëmtimit tëinteresave të aksionarëve në minorancë të shoqërisë “prodhim veshje nr.02”, të cilët ishin kryesisht pensionistë(ish punonjës të ndërmarrjesshtetërore NPV) dhe në vështirësi për të realizuar të drejtat e tyre.

Bazuar në sa më sipër me kërkesën e organit të akuzës,gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetases E. D., e akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Ndërsa me vendimin e datës 27.11.2025 u vendos vazhdimi i kësaj mase.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktit të veprës penale. /vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Prokurori Tirane

Nga e njëjta kategori

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re

më shumë...

Një fishek dhe një letër në derë të shtëpisë, 56-vjeçari nga Vora kërcënon kushëririn me jetë: Më jep 300 mijë euro

më shumë...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan

më shumë...

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:40

Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit...

1:26

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet...

12:24

Një fishek dhe një letër në derë...

12:20

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më...

12:17

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte...

12:10

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit...

11:40

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis...

11:37

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush...

11:12

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e...

10:50

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të...

10:48

Kriza politike në Kosovë, PDK tërheq kandidaturën...

10:37

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici...

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje af...
  • Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë
  • Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një g...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.