Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan këtë të martë në qytetin e Ahenit në Gjermani, për të nënshkruar një traktat të ri i cili synon të forcojë marrëdhëniet franko-gjermane.

 

Traktati do të përcjellë një mesazh mbështetjeje për reforma në Bashkimin Europian, një version i ri Marrëveshjes së Elizesë të vitit 1963, për të ripërtërirë miqësinë mes dy popujve dhe vendeve të unionit.

 

Në fjalën para nënshkrimit të dokumentit, Angela Merkel tha se traktati i ri kishte për qëllim “të kontribuonte në një ushtri evropiane”

 

ANGELA MERKEL
KANCELARE E GJERMANISE

“Traktati i Ahenit do të ripërtërijë themelin e bashkëpunimit midis vendeve tona. Ne riafirmojmë se duam të marrim në duar sfidat më të mëdha të momentit. Traktati i ri i miqësisë franko-gjerman është i domosdoshëm përballë populizmit dhe nacionalizmit në rritje”

 

 

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti ambicien e Europës për të qënë një “mburojë e qytetarëve kundër trazirave”.

 

 

EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCES

 

“Gjermania dhe Franca po hapin një kapitull të ri sot. Ambicia jonë është që Evropa duhet të mburoja e qytetarëve tanë ndaj trazirave. Europa nuk duhet të mbijetojë në mosmarrëveshje”

 

 

56 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Elysées më 22 janar 1963 nga presidenti francez, Charles de Gaulle dhe kancelari i atëhershëm gjerman, Konrad Adenauer, Europa është përfshirë nga kaosi për emigracionin, protestat antiqeveritare ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar kërkon të divorcin me Bashkimin Europian.

 

Riformatimi i traktatit kërkon që të dyja shtetet të vendosin një bashkëpunim më të ngushtë në një sërë çështjesh, përfshirë politikën e jashtme, mbrojtjen dhe ekonominë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *