Një 34-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

 

Bëhet fjalë për A.D., i cili ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit në fshatin Sheshaj të Mirditës.

 

Është shoqëruar në Komisariat administratori i kompanisë, F.R.,34 vjeç, banues në Rrëshen.

 

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *