Një punëtor shqiptar 56 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hënë në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Prato të Italisë, në një ofiçinë mekanike në pronësi të një kompanie kineze.

Ai po kryente punime ndërtimi në çatinë e ofiçinës, teksa ra nga një lartësi prej më shumë se shtatë metrash, shkruajnë mediat fqinje.

56-vjeçari, i cili jetonte në Firence, pësoi goditje në kokë, ndërsa humbi jetën në vendin e ngjarjes

Zëvendësprokurori Lorenzo Boscagli hapi një dosje për të zbardhur arsyet e këtij aksidenti dhe urdhëroi një autopsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *