Katër të rinj në Itali u gjetën të pajetë nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino.

 

Të rinjtë, Domenico Di Canio 22 vjeç, William Pagani 23 vjeç, Elisa Briçhi 20 vjeçe, dhe Costantino Merli 22 vjeç, kishin kaluar mbrëmjen së bashku duke festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.

 

Teksa ktheheshin në shtëpitë e tyre, ata kanë devijuar përgjatë bregut të lumit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, dhe më pas ka ndodhur aksidenti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *