Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Durrës.

 

Një fëmijë rreth 7 vjeç nga Kosova është mbytur në zonën e plazhit “Iliria”.

 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fëmija është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur që të mbijetojë.

 

Policia ne njoftimin e dhene per mediat tha se behet fjale per nje vajze 7 vjece me iniciale E.H. nga Podujeva e Kosoves.

 

 

Njoftimi i policise:

 

Më datë 27.08.209, rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *