Të paktën 24 persona kanë gjetur vdekjen dhe 31 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në zonën Bena Leka në Republiken Demokratike të Kongos.

Në tren udhëtonte një numër I konsiderueshëm klandestinesh.

Policia lokale bëri të ditur se shumica e viktimave fatkeqësisht janë fëmijë.

Bilanci mund të rritet edhe më shumë.

Në momentin e këtij aksidenti hekurudhor, treni ishte duke lëvizur sipër një ure në lumin Luembe.

Një numër I madh vagonash kanë rënë mbi ujë dhe një pjesë e viktimave përvec përplasjes së rëndë, janë mbytur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *