Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Francës. Një anije me eimgrantë është mbytur në tentativë për të kaluar në kanalin anglez. Autoritetet njoftojnë se arritën të shpëtonin 66 emigrantë, por megjithatë nuk mundën të evitonin humbjen e jetës të njërit prej tyre.

Emigrantët e shpëtuar janë dërguar për ndihmë mjekësore, teksa një prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Më shumë se 29,000 emigrantë kanë tentuar të kalojnë Kanalin Anglez me varkë deri më tani këtë vit me synimin për të arritur në Britani, krahasuar me 44,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thanë autoritetet franceze më 4 dhjetor./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *