Subscribe

Tragjeditë në Itali nuk ndalen. Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar fryrjen e lumit Raganello e daljen e tij nga shtrati duke përmbytur territorin përreth në komunën Civita në Kalabri.

 

Deri më tani numri  I viktimave është 11.

 

Dalja e lumit  ka qenë e menjëhershme dhe e papritur dhe uji ka rrëmbyer ekskursionistët, mes të cilëve dhe fëmijë. Ata po vizitonin parkun kombëtar të Polinos kur ndodhi vërshimi i ujit.

 

23 persona u shpëtuan, por disa te tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet dyshojnë se mund te ketë pasur edhe turiste te tjerë ne park, te cilët janë rrëmbyer nga uji. Operacioni i kërkimit ndaj personave të zhdukur ka vazhduar gjatë natës.

 

Sipas autoriteteve është shumë e vështirë të përcaktohet bilanci i sakte i te zhdukurve.

 

Civita është komunë Arbëreshe dhe një atraksion turistik ku numri i vizitorëve është i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *