Tragjedi e vërtete në një spital në Selanik.

Një djal 16 vjecar, fëmija i një cifti shqiptar është djegur i gjallë në katin e dytë të një pallati pas një zjarri që përfshiu shtëpinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e 25 Marsit, në Selanikun lindor.

Sipas fqinjëve, 16-vjeçari kishte probleme të lëvizjes dhe kur zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 të paradites, ai ishte bllokuar në banesën që digjej. Në të njëjtën kohë ishin dy vëllezërit e tij më të vegjël, një gjimnazist dhe një nxënës i shkollës fillore, të cilët dyshohet se jane shpetuar nga halla e tyre.

Kjo e fundit ka marre djegie te medha ne koke

Prindërit e fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, ishin larg shtëpisë.

Sapo u vu re zjarri, Njësia e Zjarrfikësve mbërriti menjëherë në Rrugën Natsina. Për shkak të tymit të dendur dhe për të lehtësuar punën e zjarrfikësve, u vendos që të evakuohet ndërtesa e banimit si një masë paraprake. Sidoqoftë, kur zjarrfikësit mbërritën në apartament, ata gjetën të vdekur 16-vjeçarin.

Ambulancat arritën në vendin e ngjarjes dhe deri më tani nuk është ditur nëse ka persona të tjerë, banorë në këtë pallat që janë dërguar në spital për probleme me frymemarrjen..

Shkaqet e zjarrit po hetohen nga Departamenti i Zjarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *