Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Matija Sarkic. Ai është portier i përfaqësueses së Malit të Zi si edhe futbollist i skuadrës së Millwall.

Ai ra pa ndjenja në apartamentin e tij në Budva dhe mjekët nuk munden të bënin asgjë. Lajmi tragjik është bërë publik nga vetë klubi britanik përmes një postimi në rrjetet sociale. Lajmi u konfirmua edhe nga federata malazeze e futbollit.

Sarkic luajti 33 ndeshje për Millëall, ndërsa shkoi nga Wolverhampton në gusht të 2023.

Sarkic ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Malit të Zi, madje ishte titullar në miqësoren e fundit kundër Belgjikës e fituar nga djajtë e kuq me rezultatin 2-0.

Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Bjellorusisë në vitin 2019 dhe Federata e Futbollit të Malit të Zi tha në një deklaratë: “Një anëtar i dashur i ‘Brave Falcons’, një djalë përjetësisht i buzëqeshur, luajti për ekipin tonë “A” në nëntë ndeshje, në të cilat ai tregoi sa shumë do të thotë ai për këtë ekip.

“Së bashku me vëllanë e tij binjak Oliver kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve të kombëtares malazeze.

“Në fanellën e atij klubi ikonik londinez (Millwall), ai la gjurmën e tij, e cila do të bëhej ende pjesë e një historie më të madhe dhe më të bukur.

“Vdekja e parakohshme e ndaloi atë dhe i shkaktoi dhimbje të madhe familjes Sarkiq. Federata e Futbollit të Malit të Zi i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes Sarkiq.”, shprehet federata. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *