Covid-19 i ka marrë jetën dy prindërve të drejtorit të Spitalit të Korcës.

Dy të moshuarit kanë qënë të shtruar në Sanatoriumin e këtij spitali prej dy javësh pasi ishin infektuar me Covid dhe ishin me simptoma.

Për fat të keq gjëndja e tyre ishte rënduar ditët e fundit duke e bërë madje të pamundur edhe lëvizjen e tyre drejt spitaleve Covid në Tiranë.

Të martën në mbrëmje, burrë e grua janë ndarë nga jeta, në një distancë kohore vetëm 1 orë nga njeri-tjetri.

Thanas Brokaj, babai i drejtorit të spitalit vdiq në moshën 76 vjecare ndërsa ka qënë një emër I njohur pasi ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Beratit ne vitin 2000.

Ndërsa nëna e tij vdiq në moshën 67 vjece, dhe ka punuar për dekada si mësuese.

Një lajm i rëndë për familjen e kreut të spitalit Korcë Litjan Brokaj, që dëshmon se Covid-19 nuk po kursen askënd pavarësisht nëse janë personel shëndetësor apo të afërm të tyre.

Korca regjistron aktualisht afro 900 raste aktive me Covid, teksa një pjesë jo e vogël janë mësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *