Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në spitalin privat “El Badrawy” në zonën Sidi Beshr të Aleksandrisë, Egjipt, ku kuroheshin pacientët e infektuar me Covid-19.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për 7 viktima, 6 prej të cilëve janë burra dhe një grua.

Vlerësohet se pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga tymit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Hetimet janë ende në vazhdim e sipër. Pacientët e tjerë u transferuan menjëherë në një spital tjetër brenda qytetit. Zjarrfikësit mundësuan shuarjen e zjarrit të shkaktuar nga paneli elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *