Fati ka qenë mizor për tre foshnje, trinjak të moshës 3 vjeç.

 

Ata janë djegur nga flakët në njërën prej dhomave të banesës në Romanat të Durrësit, duke shkaktuar një tragjedi në familjen e Gëzim Koncit.

 

Fëmijët kanë qenë të vetëm në banesë ku tek dhoma tek ata ndodheshin u përfshi nga flakët.

 

Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit, por dyshimet janë se fëmijët mund të kenë patur në duar shkrepëse apo çakmak. Por nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëndijë elektrike.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta, teksa e ëma kishte kyçur fëmijët në banesë edhe ishte larguar bashkë me dy vajzat. Por kur ajo është kthyer gjithçka kishte marrë fund.

 

Klithmat e fëmijëve dhe flakët kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë parë tmerrin me sy.

 

As zjarrfikëset të mbërritura në banesë nuk kanë mundur t’i vijnë në ndihmë fëmijëve, pasi dritarja e dhomës ishte me hekura. Familja Konci do të hapë dyert e banesës, oborri i të cilës ishte rrethuar nga ujit, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë Durrësin gjatë pasdites. Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *