Rritet bilanci i të vdekurve dhe plagosurve në Liban. Nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Bejrutin pasditen e kësaj të marte, raportohen deri më tani 50 të vdekur dhe mbi 2.700 të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare, pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit.

Sipas mediave ndërkombëtare, mendohet se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohen ndërtesa të shkatërruar, rrugë të mbuluara më xhama dhe njerëz të gjakosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *