Subscribe

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një atentati në Ekuador. Sipas informacioneve të para Remzi Azemi nga Kosova ka marrë tre plumba.

 

Sipas mediave vendase shqiptari nga Kosova ndoshej ne makine bashke me gruan e tij me origjine shqiptare dhe vajzen e mitur 3 vjeç ne momentin qe i eshte bere atentati.

 

Azemi ishte duke udhëtuar me një automjet të blinduar tip Ford Explorer,  dërsa ndiqej nga autoret qe udhëtonin me motor.

 

Mendohet se ka qene një pakujdesia e gruas se tij ajo qe i ka dhëne mundësi atentatorreve qe te hapnin zjarr. Gruaja e Remzi Azemit ka ulur xhamin e automjetit. E per pasoje, ai ka marre 4 plumba, nje ne kurris dhe 3 ne shpatull. Shtetasi nga Kosova i ka mbijetuar atentatit, por mbahet ne spital nen vezhgimin e policise.

 

Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.

 

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda nje harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrare Ilir Hidri qe gjithashtu dyshohet si i përfshire ne trafikun e drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *