Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas konferencës që është mbajtur sot mes autoriteteve Policore në Shqipëri dhe ato italiane për luftën kundër kanabisit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Lleshaj rendit tre arsye që kanë çuar drejt rënies së sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria.

 

“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi. Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019. Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj: 1. Vullneti i paepur politik; 2. Angazhimi i fortë policor; 3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.”

 

Më tej, ai ka komentuar edhe aksionin e antidrogës në Vlorë, ku çoi në arrestimin e 41 personave.

 

“Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *