Subscribe

Arrestimi i disa prej personave, anëtarë të një rrjeti të trafikut të klandestinëve drejt vendeve të BE-së, shteteve te bashkuara dhe Kanadase u bë pas përgjimeve të krimeve të rënda gjate te grupit te Volvo 4.

 

Burime pranë organit të akuzës sqaruan për Vizion Plus se disa nga te akuzuarit si pjese e grupeve kriminale qe u goditen ne operacionin VLOVI 4 kishin mundur të siguronin dokumenta të falsifikuara për tu larguar jashtë Shqipërisë.

 

Përgjimet intensive të prokurorëve si dhe bashkëpunimi që kanë mbajtur me hetuesit e huaj, coji të premten në arrestimin e 32 personave ndersa 4 të tjerë u shpallen në kërkim.

 

Ata akuzohen se duke falsifikuar dokumentat, i kalonin shtetasit shqiptar në mënyrë të jashtëligjshme drejt Europës,shteteve të bashkuara të amerikës dhe kanadase. Ne zbulimin e grupit ndihmoi edhe mbajtja nën vëzhgim nga autoritetet e huaja të dy rinjve të kapur pak muaj më parë në Xhamajkë.

 

Po ashtu hetuesit shqiptare u kanë kërkuar iformacione autoriteteve amerikane, për disa shqiptarë që veprojne atkje, si pjesë e këtij grupi kriminal.Të arrestuarit pritet të dalin të martën në gjykatën e krimeve të rënda per tu njohur me masen e sigurise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *