Shkëmbim zjarri mes kultivuesve të drogës dhe forcave të policisë në Malësitë e Krujës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se policia ka shkuar për të inspektuar disa zona pas dyshimeve për parcela me kanabis, në momentin kur është ndeshur me të shtëna armësh.

Persona të paidetifikuar e që dyshohet se janë kultivues kanabisi në këto zona, kanë qëlluar drejt uniformave blu.

Policia gjithashtu I është kundërpërgjigjur zjarrit.

Bëhet e ditur se forcat RENEA janë nisur drejt Krujës për të marrë pjesë në aksion delikat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *