Policia e Durrësit vuri në pranga mëngjesin e kësaj të marte tre të rinj të akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve si edhe për armëmbajtje pa leje.

 

Shtetasit me iniciale K. L., banues në Durrës, ju gjet një armë zjarri kallashnikov pa leje, gjë e cila e çoi në pranga.

 

Ndërsa dy durrasakëve D. Rr., 24 vjeç dhe S. P., 23 vjeç, të dy banues në Durrës ju gjetën 18.5 gramë lëndë narkotike gjatë një kontrolli fizik.

 

Atyre ju sekuestrua edhe një sasi parash, që dyshohet të jetë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *