Kadri Prushi, 53 vjeç dhe Altin Pajaziti, 23 vjeç, të dy banues në Kosovë janë arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës, të akuzuar për trafik armësh.
Ata u ndoqën nga forcat operacionale të Tiranës sapo kaluan kufirin nga Morina në Kukës e deri afër kryeqytetit, ku kishin synim të shisnin dy pistoleta me një vlerë tregu afro 10 mijë euro.
Lexo edhe :
Related Posts
Trafikantët u ndaluan në autostradën Lezhë-Fushë Krujë ndërkohë që në mjetin e tyre efektivët gjetën edhe municione luftarake.
Burime bëjnë me dije se policia kishte informacion për ardhjen e tyre me qëllim trafikimin e armëve.
Të njëjta burime saktësuan se pistoletat janë të modeleve të fundit. Njëra prej tyre, prodhim belg, konsiderohet e veçantë dhe ka çmim relativisht të lartë, jo si të pistoletave të zakonshme.
Njëri prej të arrestuarve, Kadri Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.
Dy të arrestuarit nuk janë treguar bashkëpunues me policinë, pasi në seancën e marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të tregojnë ku do i shisnin armët./vizionplus.tv






