Ne edicionin e tij te trete, Muzeu i stilit “ Etno Vibe” zgjodhi si qytet mikpritës Korçën. Pikërisht ne Pazarin e Vjetër u prezantua koleksioni i katër stilisteve te frymëzuara nga elemente te etnografisë shqiptare.
Dorina Kola, Bela Masha, Katerina Zoto dhe Xhensi Lalaj prezantuan koleksionet e tyre ku ishin te ndërthurura elemente nga veshjet tradicionale korçare me elemente te modernes.
Ato shprehen te emocionuara qe shfaqin punën e tyre ne këtë edicion te 3-te këtij eventi.
Ndërsa për organizatoren Klodi Mengri ky aktivitet ku tradita takon kontemporanen iu shërben te rinjve për te kuptuar identitetin dhe rrënjët e tyre.
Sfilatë veç qytetareve artdashës tërhoqi dhe shume turiste te huaj.