Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë këtë të shtunë një takim me demokratët në Durrës. Si në çdo qytet tjetër ku ka realizuar takime, edhe në Durrës, lideri demokrat u prit më protesë nga disa mbështetës të Sali Berishës.

 

Mësohet se këta të fundit janë konfliktuar verbalisht me mbështetësit e Bashës, ndërsa u desh ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën.

 

Simpatizantët e ish-kryeministrit akuzojnë liderin demokrat për tradhti. Në duar ata mbajnë pankarta me mbishkrimet: “Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama”; “Lulzim Brava, peng i qeverisë”; “Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *