Partizani njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian Adolfo Sormani.

Tekniku italian dhe dy ndihmësat e tij “braktisen” ekipin në duelin derbi kundër Tiranës, në mënyrë surprise, vetëm pak orë pasi 5 lojtarë të Partizanit dolën pozitiv me Covid-19.

Drejtuesit e Partizanit e konsideruan të patolerueshëm vendimin e trajnereve italian për të mos qënë në stol në sfiden derbi, pavarësisht pretendimit që ata mund të kenë pasur mbi frikën nga Covid-19.

Klubi i kuq shtoi se skuadra deri në fund të kampionatit do të drejtohet nga zv.trajneri Renaldo Kalari, i cili qe në stol edhe në derbin që barazuar 1 me 1 me Tiranën.

FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *