Subscribe

Kreu demokrat dëshmoi këtë të martë në Prokurori në lidhje me çështjen e parave të kapura në makinat “Toyota Yaris”.

 

Basha u padit pak kohë më parë nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla pasi e akuzoi këtë të fundit nga foltorja e Kuvenidt se ishte duke pritur një sasi parash që vinin nga Holanda me “Toyota Yaris”

 

Pas daljes nga prokuroria Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS si të përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e “Toyota Yaris”.

 

Kreu demokrat akuzoi gjithashtu si të implikuar në këtë çështje edhe kreun e komisionit të Ligjeve Ulsi Manjën dhe deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

 

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror. Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.  Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.”

 

Basha tha se nese prokuroria do te vepronte mbi pergjimet zyrtare sot Taulant Balla duhet te ishte arrestuar ndersa Fatmir Xhafaj do ishte jashte politikes.

 

Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në ARREST.  Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest. Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg. Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë. Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *