Subscribe

Rihapja e garës per organet e vetingut ka katërfishuar kandidatet qe i plotësojnë kriteret ligjore duke e çuar numrin e tyre ne 84 per 27 vende qe parashikon ligji.

 

Ne përfundim te afatit qe iu la aplikanteve per plotësimin e dokumentacionit dhe rivlerësimin e tyre, avokati i popullit Totozani ka sqaruar se procesi tashme është ne dorën e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit.

 

“Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së.”

 

Menjëherë ka reaguar edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ne nje deklarate per mediat ka sqaruar se vëzhguesit ndërkombëtarë do të nisin nga puna per te vlerësuar edhe njëherë kandidaturat, ndërkohe qe po përgatiten per fazën kur organet e vetingut te jene ngritur dhe kur puna e vëzhguesve ndërkombëtare do te fokusohet tek vlerësimi individual per gjyqtaret dhe prokuroret.

 

“ONM konfirmon se kanë vazhduar përgatitjet për ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë afatgjatë që do t’u bashkëngjiten institucioneve të vetingut. Nisja e procesit të vetingut do të jetë  me rëndësi historike për Shqipërinë. Qytetarët e vendit meritojnë një gjyqësor vërtet të pavarur, efikas, të përgjegjshëm dhe plotësisht profesional. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar për ta arritur këtë objektiv dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme. ONM-ja po punon me themel për të përfunduar rishikimin e gjithë dosjeve të aplikimeve të konsoliduara rishtas dhe për t’i mundësuar Kuvendit të fillojë shqyrtimin e kandidatëve.”

 

Sipas ligjit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka 2 jave kohe per te shqyrtuar kandidaturat, por meqenëse vëzhguesit i kane shqyrtuar njëherë dosjet e tyre e tani vlerësojnë vetëm dokumentet shtese, pritet qe kjo procedure te mbaroje me shpejt e javën e ardhshme mendohet qe 3 listat me kandidatet e vetingut te mbërrijnë ne parlament.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *