Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për partinë e saj në 25 prill.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Topalli deklaroi se janë tre persona që kanë korruptuar vendin dhe që duhen ndëshkuar me votë në prill.

 

“Udhëheqësit politik të një vendi që ka 40% shkallën e varfësisë ekstreme duhen larguar. Të tre Kryetarët e korruptuar, si përgjegjësit kryesorë të mjerimit të vendit, përgjegjësit e boshatisjes së vendit, fajtorët e korrupsionit endemik në vend, duhen ndëshkuar me votë proteste! Lëvizja për Ndryshim (LN), është forcë alternative përballë një klase të kalbur politike. Ju ftoj të votoni për ndryshimin! Vota e 25 Prillit do të ketë impakt për një dekadë në jetën e cdo familje.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *