Subscribe

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli prezantoi këtë të martë të tjerë kandidatë me të cilët do të përfaqësohet në garën e 25 prillit.

 

Bëhet fjalë për emra të rinj, të cilët janë biznesmenë, mjekë, sportistë apo edhe avokatë. Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se këto figura janë nxjerrë nga sirtari që s’do hapej kurrë.

 

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.”

 

LISTA:

1-Matilda Gjini

2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini

4-Dod Prenga

5-Amarda Gjini

6-Erida Lazimi

7-Sandra Gjeleshi

8- Klavia Pema

9-Miranda Haxhia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *