E prerë, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se me kryedemokratin Lulzim Basha nuk do të bëjë asnjëherë koalicion.

 

Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Topalli tha se dera e aleancës me PD hapet vetëm nëse Basha nuk është kryetar.

 

“Asnjëherë nuk ka patur ftesa nga Basha. Karrigia nuk më tundon. Me zotin Basha nuk do të bëja koalicion, me PD po. Kushti ynë dhe synimi është që të largohet tre kryetarët. Nëse unë bashkohem për hir të karriges, nuk do të isha unë. Jam kundër tre kryetarëve të korruptuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *