Jozefina Topalli, një nga emrat më të spikatur të PD që nga krijimi I kësaj force politike, ka reaguar ashpër pas vendimit të Selisë Blu për të mbledhur Kuvendin Kombëtar këtë të shtunë.

 

Nëpërmjet një statusi të gjatë në profilin e saj në facebook, Topalli nuk kursen akuzat ndaj Bashës duke thene se ai nuk thirri as kryesinë dhe as Këshillin Kombëtar për të tu konsultuar jo vetëm mbi datën e mbledhjes së Kuvendit por edhe për axhenden.

 

 

Maska bie nje dite Lul!

Duket sikur kesaj here i ka ra mbare.
Askush se ka mendjen tek ai. Dhe luli ka caktuar qe me 15 Dhjetor te beje Kuvendin e Partise.
Ne kundershtim me statusin e Partise Demokratike , ne thyerje te gjithe tradites demokratike 25 vjecare, si nje Lul i vertete ai ( perseri) nuk thirri as kryesine, as Keshillin Kombetar per t’u konsultuar as per daten e Kuvendit, as per axhenden, as per çeshtjet politike te dites, as per humbjet e tij elektorale.
Ne fakt, qe diten qe Lulzim Basha eshte ulur ne karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjehere Keshillin Kombetar duke hyre ne rekordet guiness te politikes shqiptare.
Per ta thjeshtesu, eshte njelloj sikur Edi Rama te mos kishte lejuar te mblidhej Kuvendi iShqiperise asnje here, qekur ai eshte bere Kryeminister.

Por luli “shkelqen” me talentin e tij sidomos kur emeron kryetaret e degeve te Partise, kandidatet per kryetare bashkie dhe listat e deputeteve.
Kujtoni vetem “ zgjedhjet e fundit te degeve” ku Luli i madherishem konfirmoi ne 90% te rasteve,te gjithe humbesit e zgjedhjeve te 2017.

 

 

Topalli shton akuzat ndaj Bashës duke shkruar se për të caktuar drejtuesit e degeve te PD, kandidatet për kryetar bashkie dhe deputete, lideri I PD konsultohet me atë që , ish kryetarja e kuvendit e quan, kryesia e shtëpisë.

 

 

Nderkohe per kandidatet per drejtues te medhenj te partise, bashkive e deputeteve, ai mbledh kryesine e shtepise.
Gruaja, kunati, drejtoresha e bizneseve te kunatit, vjehrri dhe disa oligarke vendosin, se kush dhe ku do kandidojne ne emer te PD.

(Se harrova , familja e tij nga gruaja nuk kane votuar asnjehere PD deri ne 2005.)

Keshtu ka ndodhur 4 vite me pare me kandidatet per kryetare bashkie dhe po njelloj per deputetet famoze te tij dhe rezultatet ishin ata qe te gjithe e dijne.

Njelloj do ndodh perseri per kryesine e re te asaj qe quhet PD-l, por qe nuk eshte Partia Demokratike.
Ajo qe lindi si force demokratike sot eshte kthyer ne nje force ku demokracia nuk ka me hapesire; ku zgjedhjet brenda partise jane vrare; ku te rinjte perfaqesohen me disa figura komike dhe banale; ku intelektualet nuk kane vend; ku kontribuesit jane armiq, ku nuk ka te djathte, ku vlerat nuk vlejne dhe ku parimet shihen si anakronizma.
Ndryshe nga vokacioni perendimor i PD se 3 dekadave me pare, Lulzim Basha nuk pelqen me orientimin perendimor.
Ai sulmon nderkombetaret me nje gjuhe krejt te papranueshme duke deshmuar se ai ndryshe nga cfare thote per vehten , eshte nje person me formim enverist, ku emerimet i ben familja, ku vendimet politike e lobingjet me jashte i ndjek gruaja; ku licencat dhe ndertimet e pallateve i mbulon vjehrri; ku ne kontot bankare te kunatit, oligarket derdhin me qindra milione leke, sic deshmojne dokumentat e publikuara ne media.
Ajo qe lindi si forca politike qe solli voten e lire eshte kthyer ne nje biznes politik ku nuk ekziston me as zgjedhje as vota, as parime as vlera.

Keta jane vetem disa nga arsyrt se pse Luli nuk mund te afrohet tek studentet. Dhe nuk po flas sot per ligjin e arsimit, qe Luli e mbrojti deri ne fund pavaresisht kritikave tona.

Eshte unike ne bote ne fakt, qe opozita e vertete te derdhet ne rruge, nderkohe qe Kryeatri i opozites farmale te ndryhet ne pallate.
Nuk ndodh kurre, qe protestuesit te refuzojne kryetarin e opozites.
Kjo ndodh vetem kur opozita tradheton misionin e saj, si ne rastin e lb.
Prandaj ai refuzohet.

 

 

Jozefina Topalli është e bindur se pa Bashën në krye te PD, edhe kryeministri Rama do të ishte rrëzuar nga pushteti. Ajo pohon se Rama nuk mund ti bleje dot studentet protestues sic bën me kryetarin farsë të opozitës.

 

 

Po te mos ishte Lulzim Basha ne krye te PD , Edi Rama do ishte rrezuar nje mije here, e do ishte harruar tani.
Po ashtu sikur te mos ishte Edi Rama qe e mban, Lulzim Basha nuk do ishte aty duke mbajt peng PD dhe fatet e vendit.
Por, Edi Rama mund te bleje kryetarin farse te opozites, por nuk blen dot studentet.
Vendi yne vuan nga nje qeverisje qe ka humbur lidhjen me jeten e qytetareve te tij. Skandalet e saj nuk bejne me asnje pershtypje. Ne nje udhekryq te rrezikshem te vendit, 3-4shahiste, mendonin se do vendosnin per fatin e 3 milion shqiptareve.
Ata gabuan rende.
Kriza e partive te tyre çoi ne krize gjithe sistemin.
Dhe per kete ka fajtore. Ka emra.
Keta dite, kur studentet jane derdhur ne cdo qytet te Shqiperise , kur protesta e tyre ka katalizuar cdo zemer shqiptari, nje rreze e bukur shprese eshte ndezur ne cdo shpi shqiptare.
Nese demokratet nuk do heqin pengmarresit , atehere studentet do shkrijne cdo force politike qe ka tradhetuar misionin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *